LDK-29 vjet

23 dhjetor 2018 | 14:34

Shkruan: Halil Matoshi

Në ditën e sotme para 29 vjetësh âsht themeluar Lidhja Demokratike e Kosovës, nji pasardhëse historike dhe ideore e Nacional Demokratikes Shqiptare dhe pasuese logjike e Lidhjes së Komunistëve të Kosovës, që lindi si reaksion ndaj fashizmit serb, që ishte në ekspansion dhe për me e plotësuar hapësinen pluraliste.

Kjo lëvizje e nxori në krye antikomunistin Ibrahim Rugova, kritikun letrar dhe studiuesin e Pjetër Bogdanit.

Njeri të cilit i besonte bota demokratike dhe politikan që e bëri botërore lëngatën e popullit të tij. I krahasueshëm shpesh me Mahatma Gandhin, ai e dha një shembull unik për botën demokratike: Rezistencën në jodhunë.

Rugova ishte pacifisti i përkryer. Tek idetë e tij shohim bërthamën e mendimit politik të shqiptarëve të Kosovës dhe pararendjen e një lëvizjeje të madhe shoqërore, që i priu ndërtimit të shtetit të Kosovës.
Pa këtë lëvizje paqësore, Kosova do të ishte vështirë e kuptueshme nga bota demokratike dhe lufta për liri e popullit tonë nuk do të merrte mbështetjen e aleatëve.

Kontributi i tij madhor dhe i parë ishte rreshtimi i tij pamëdyshje me Perëndimin, së dyti vinte demokracia si rend shoqnor dhe postulati i tretë i tij ishte ideja e nji Republike për Kosovën.

Ai është kreator i miqësisë së përhershme me ShBA-në. Rugova ishte nacionalist racional. Kur populli ynë vuante nën shtypje dhe pothuajse po i shuheshin shpresat ai besonte tek NATO-ja. Rugovën e shquante njerëzorja dhe falja. Dhe lutej për njerëzit e tij: Zot falna njohjen!

Kam qenë nënshkrues i Konventës së parë themeltare të saj, me numër rendor 73.
Padyshim parti historike, që artikuloi kërkesat e shqiptarëve të Kosovës pas rënies së Murit të Berlinit.
29 vjet ma vonë, partia e Rugovës, ndonëse e ruen për vete aurën institucionaliste, idetë i ka t’shterueme’ duke mos i dhânë mâ shtysa reformatore shoqnisë kosovare.

Image may contain: one or more people and people standing

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ansi Nika u largua këtë verë nga Laçi pas një…