LDK-ja bën homazhe tek përmendorja e Enver Malokut

11 janar 2019 | 12:45

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) ka bërë homazhe tek përmendorja e Enver Malokut, në 20- vjetorin e vrasjes së tij.

Delegacion i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ishte i udhëhequr nga sekretari i përgjithshëm i kësaj partie, Ismet Beqiri në emër të kryesisë së LDK-së, kanë vendosur buqeta me lule tek vendi i vrasjes së Malokut.

“Enver Maloku është vrarë në pasditen e 11 janarit 1999 pak metra prej banesës së tij në lagjen Kodra e Diellit në Prishtinë. Vrasësit e tij kurrë nuk janë arrestuar dhe vënë para drejtësisë”, është thënë në komunikatën e LDK-së.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, ka mbajtur…