LDK-ja dhe Vetëvendosje kërkojnë anulimin e vendimit për rritjen e pagave

01 mars 10:53

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka kërkuar nga kryeministri Ramush Haradinaj që ta anulojë vendimin për rritjen e pagave për kabinetin qeveritar.

Hoti në interpelancën për kryeministrin Ramush Haradinaj, ka thënë se vendimi për rritjen e pagave për kabinetin qeveritar është në kundërshtim me disa ligje.

Po ashtu edhe deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu ka kërkuar nga kryeministri që ta anulojë këtë vendim.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Carlos Queiroz, trajneri i kombëtares së futbollit të Iranit, ka…