LDK-ja e ka monopolizuar procesin e dialogut

29 gusht 2020 | 11:27

Analisti politik Behxhet Shala ka vlerësuar se partia kryesore e koalicionit qeverisës, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), e ka monopolizuar procesin e dialogut me Serbinë. Ai ka deklaruar se nuk është dashur që dy pozitat kryesore në dialog ti marrë kjo parti.

Në këtë intervistë dhënë gazetës “Epoka e re”, Shala ka thënë se LDK-ja e ka marrë barrën kryesore në këtë proces. “Deshëm apo nuk deshëm ta pranojmë, procesi i negociatave është monopolizuar dhe privatizuar nga LDK-ja, sepse dy personat kyçë në bisedimet me Serbinë janë nga kjo parti. Pra, ata nuk janë as nga partnerët e tjerë të koalicionit qeverisës e as nga opozita. Kjo nënkupton se barrën kryesore në këto bisedime e ka LDK-ja, apo të drejtën për ta përfaqësuar Kosovën në dialog LDK-ja ia ka dhënë vetes”, ka thënë Shala.

Ai ka kritikuar qasjen e kryeministrit në raport me partitë opozitare në këtë proces. Shala ka vlerësuar se i pari i qeverisë ndryshe ka folur e ndryshe ka vepruar me opozitën. “Qasja e kryeministrit ndaj opozitës për këtë proces nuk ka qenë e duhur, sepse ai publikisht ka deklaruar shumë gjëra, por në praktikë nuk i ka bërë, ose i ka bërë me shumë vonesë. Pra, kryeministri në këtë drejtim nuk ka qenë në rregull”, është shprehur ai.

Sipas Shalës, refuzimi i opozitës për të marrë pjesë në takimin e Uashingtonit është në përputhje me mandatin e saj opozitar. “Çdo gjë është bërë me vonesë nga ana e qeverisë në këtë drejtim. Më tepër ka pasur deklarata publike që do të konsultohet opozita, mirëpo në praktikë është vepruar ndryshe. Mendoj se qëndrimi i partive opozitare është në përputhje me mandatin që kanë partitë opozitare”, ka thënë ai.

Shala ka deklaruar se konsensusi i spektrit politik për dialogun do ta fuqizonte pozicionin e Kosovës në këtë proces. Mendoj se po ta kishin një qëndrim konsensual në këtë takim do të ishim më të fortë, më bindës, më kredibilë dhe natyrisht se do të na merrnin më seriozisht. Kështu, nëse partitë opozitare janë jashtë lojës, pra jashtë bisedimeve, atëherë është joserioze të mendohet se Avdullah Hoti do të mund të bëjë diçka. Duke i lënë anash 53 deputetë shqiptarë, kryeministri nuk do të mund të marrë ndonjë vendim i cili do të kishte një interes strategjik apo përcaktues për të ardhmen e Kosovës”, ka thënë Shala.

“Epoka e re”: Z. Shala, opozita ka refuzuar pjesëmarrjen në delegacionin e kryeministrit për takimin e Uashingtonit. Si e keni parë këtë qëndrim tëLV-së dhe PDK-së?

Shala: Qysh në fillim është bërë një gabim kur është vendosur që ekipit negociator ti prijë kryeministri Hoti, pastaj edhe koordinatori shtetëror për dialog Skender Hyseni, i cili është gjithashtu zyrtar i LDK-së. Kjo nënkupton se LDK-ja e ka monopolizuar procesin negociator. Siç e di, fillimisht edhe përfaqësuesi i AAKsë në këtë proces, Selim Selimi, ka qenë i injoruar, por me këmbënguljen e Ramush Haradinajt ai është bërë pjesë e delegacionit të Avdullah Hotit. Natyrisht as në delegacionin e Serbisë nuk ka përfaqësues të opozitës në bisedime. Pra, deri më taniBrukseli dhe Uashingtoni nuk i ka ftuar të tjerët, por i ka ftuar ekskluzivisht kryeministrin Avdullah Hoti dhe Skender Hysenin. Opozita e ka një qëndrim që i takon pozicionit opozitar për këtë proces. PDK-ja po e pranon arritjen e marrëveshjes me kushte të caktuara, ku ka përmendur rrethanat në të cilat do ta pranonte marrëveshjen. Ndërsa LV-ja e refuzon këtë proces për faktin se po e konsideron qeverinë Hoti ilegjitime dhe nuk po e pranon Avdullah Hotin përfaqësues i Kosovës në bisedime me Serbinë, as në Bruksel dhe as në Uashington.

“Epoka e re”: A është e domosdoshme pjesëmarrja e opozitës në këtë takim?

Shala: Prania e opozitës nuk është domosdoshmërishe nevojshme gjatë bisedimeve, por në konsultime ka qenë e domosdoshme. Mirëpo, çdo gjë është bërë me vonesë nga ana e qeverisë në këtë drejtim. Më tepër ka pasur deklarata publike që do të konsultohet opozitamirëpo në praktikë ëshvepruar ndryshe. Mendoj se qëndrimi i partive opozitare është në përputhje me mandatin që kanë partitë opozitare.    

“Epoka e re”: Pra, sipas jush, qasja e kryeministri nuk ka qenë e duhura ndaj opozitës për këtë proces?

Shala: Qasja e kryeministrit ndaj opozitës për këtë proces nuk ka qenë e duhura sepse ai publikisht ka deklaruar shumë gjëra, por në praktikë nuk i ka bërë, ose i ka bërë më shumë vonesë. Pra, kryeministri në këtë drejtim nuk ka qenë në rregull. Ashtu siç thashë më parë, deshëm apo nuk deshëm ta pranojmë, procesi i negociatave ëshmonopolizuar dhe privatizuar nga LDK-ja, sepse dy personat kyçë në bisedimet me Serbinë janë nga kjo parti. Pra, ata nuk janë as nga partnerët e tjerë të koalicionit qeverisës e as nga opozita. Kjo nënkupton se barrën kryesore në këto bisedime e ka LDK-ja, apo të drejtën për ta përfaqësuar Kosovën në dialog LDK-ja ia ka dhënë vetes.

“Epoka e re”: Do të ndryshonte diçka në këtë takimme pjesëmarrjen e opozitës?

Shala: Mendoj se po ta kishin një qëndrim konsensualnë këtë takim do të ishim më të fortë, më bindës, më kredibilë dhe natyrisht se do të na merrnin më seriozisht. Kështu, nëse partitë opozitare janë jashtë loje, pra jashtë bisedimeve, atëherë ëshjoserioze të mendohet se Avdullah Hoti do të mund të bëjë diçka. Duke i lënë anash 53 deputetë shqiptarë, kryeministri nuk do të mund marrë ndonvendim i cili do tëkishte një interes strategjik apo përcaktues për tëardhmen e Kosovës. Ëshjoserioze të mendohet se kjo përbërje e qeverisë ta nënshkruajë një marrëveshje e cila do të ishte e duhura për Kosovën.

“Epoka e re”: Subjektet politike dhe qeveria kanëpritje të ndryshme nga ky takim. Çka mendoni se do tëdiskutohet në takimin e Uashingtonit?

Shala: As qeveria dhe as Vetëvendosja nuk e di se çka do të bisedohet dhe çka do vendoset në këtëtakim. Në kohën kur në ShBA po zhvillohet fushata për zgjedhjet presidenciale, të shkohet me pretendimin se do të arrihet një marrëveshje  finale,  ëshjoserioze. Nuk pres se do të ketë diçka konkrete nga ky takim. Po edhe nëse do të ketë diçka, ajo do të jetë e imponuar. Është e pamundur, joserioze dhe e papranueshme që tëarrihet çfarëdo marrëveshje duke anash 53 deputetë shqiptarë.

(Muhamet Koci)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përgjigja e ndryshme e sistemit imunitar në të dyja gjinitë,…