LDK-ja: Hyseni s’është propozuar kandidat për kryeministër

17 prill 2020 | 10:02

Disa media raportuan sot se Lidhja Demokratike e Kosovës do ta dërgojë te presidenti Hashim Thaçi emrin e Skënder Hysenit mandatar për formimin e qeverisë. Por, këtë lajm e mohoi menjëherë shefi i grupit parlamentar i LDK-së, Arben Gashi. Ai tha se këto lajme nuk janë të vërteta. “Jo, s’janë të vërteta këto lajme. As që kemi diskutuar për këtë temë”, ka thënë Gashi.

LDK-ja ditë më parë ka thënë se ekziston vullneti që, nëse i jepet mandati, ta formojë qeverinë në koalicion me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, Nismën Socialdemokrate, Aleancën Kosova e Re dhe minoritetet joshumicë në Kuvend.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mijëra persona, pjesa më e madhe e të cilëve të…