LDK-ja: Jemi për marrëveshje me LV-në bazuar në fuqinë politike që kanë dhënë votuesit

04 dhjetor 2019 | 13:22

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) përmes një komunikatë për media ka theksuar se është e përkushtuar të respektojë dhe zbatojë vullnetin e qytetarëve të Kosovës të shprehur në zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit.

“Në këtë drejtim, ne kemi shprehur vazhdimisht gatishmërinë dhe zotimin tonë të palëkundur në arritjen e një marrëveshjeje bashkëqeverisëse me LV-në, bazuar në fuqinë politike që u kanë dhënë votuesit dy partive, në frymën e bashkëpunimit drejt mbrojtjes dhe avancimit të interesave shtetërore të Kosovës. Lidhja Demokratike e Kosovës ka punuar dhe është e vullnetshme të arrijë një marrëveshjeje të baraspeshuar, të qëndrueshme dhe afatgjatë”, është thënë në komunikatën e LDK-së.

Më tej në këtë komunikatë theksohet se diskutimet mes dy partive, LDK dhe LV, do të vazhdojnë në mirëbesim dhe mirëkuptim, pa ju nënshtruar presioneve publike të askujt dhe duke krijuar një ambient të përshtatshëm dhe racional.

“Synimi ynë i përbashkët është të arrijmë një marrëveshje që ka prioritet vetëm dhe vetëm zotimet tona ndaj qytetarëve të Kosovës për të përmirësuar mirëqenien e tyre”, është thënë në këtë komunikatë të LDK-së.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Demokraci Plus (D+) mbajti tryezë diskutimi me kryetarë, nënkryetarë dhe…