LDK-ja ka deponuar më së shumti ankesa në PZAP

07 nëntor 2019 | 21:56

Pas shpalljes së rezultateve të përgjithshme nga KQZ, në PZAP janë paraqitur dhjetëra ankesa.

Kryearti i Sekretarit të PZAP-it, Mulë Desku ka thënë për RTK, se deri më tani janë parashtruar 65 ankesa, nga disa subjekte politike dhe kandidatë. Sipas tij, me numrin më të madh të ankesave prinë LDK që ka paraqitur 14 të tilla, PDK një, koalicioni Nisma-AKR-PD ka dorëzuar 2 ankesa dhe ankesat tjera janë paraqitur nga partitë e minoriteteve.

Ai tha se pas pranimit të vendimit nga PZAP-i, subjektet politike që janë të pakënaqura, kanë të drejtë të paraqitjes së ankesave në Gjykatën Supreme brenda 24 orëve.

Subjektet politike dhe kandidatët kanë të drejtë të paraqesin ankesa deri në ora 10:00 të ditës së premtë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-deputeti Ramiz Kelmendi ka thënë se ftesa për kryetarin e…