LDK-ja: Oferta e LV-së është e ngjashme nga ajo e mëhershmja

14 janar 2020 | 11:49

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka marrë një propozim të ri nga Lëvizja Vetëvendosje për të arritur marrëveshjen për bashkëqeverisje.

Por propozimi i ri sipas zëdhënësit të LDK-së, Besian Mustafa, ka pak të reja nga propozimi i mëparshëm i Vetëvendosjes.

Ai ka thënë se këtë propozim të ri do ta shqyrtojnë në ditët e ardhshme.

“Dje nga LV-ja kemi pranuar një propozim shumë të ngjashëm me atë të paraqitur nga ta në takimin e fundit të javës së kaluar, me disa ndryshime të vogla, të cilat do të shqyrtohen në ditët në vijim”, ka thënë Mustafa.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Majat në karrierën akademike mund t’i mbërrini edhe nëse bazat…