LDK-ja prezanton zëdhënësin e ri, Besian Mustafën

02 nëntor 2018 | 12:24

Lidhja Demokratike e Kosovës përmes një konference për media ka prezantuar zëdhënësin e ri të kësaj partie, Besian Mustafën.

Ismet Beqit e vlerësoi lartë figurën e Mustafës, për te cilin tha se është i përkushtuar dhe ka nivel shkencor të përgatitur mirë.

Në fjalën e tij zëdhënësi i sapo emëruar ka thënë se LDK-ja do të ketë formë të komunikimit të drejtpërdrejtë të koordinuar, në nivel qendror ashtu edhe në atë lokal, si dhe falënderoi mediat për bashkëpunimin e vazhdueshëm.

Besian Mustafa njëherit është edhe i biri i Xhemajl Mustafës, i cili ishte bashkëpunëtor i ngushtë i presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur që ta votojë sot…