
LDK-ja: Procesi zgjedhor po zhvillohet me rregull, qytetarët të dalin të votojnë
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka mbajtur konferencë për medie, nga ku ka thënë se procesi zgjedhor po zhvillohet në mënyrë demokratike.
Deputeti i kësaj partie, Besian Mustafa u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin dhe të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar.
“Falënderoj të gjithë qytetarët që kanë votuar, të dhënat nga terreni na bënë të ditur që procesi është i rregullt dhe demokratik, shfrytëzoj rastin të falënderoj të gjithë qytetarët e Kosovës për këtë proces demokratik. Shfrytëzoj mundësinë që të ftoj të gjithë qytetarët e Kosovës që ende nuk kanë votuar ta bëjnë një gjë të tillë sa më parë. Ndërsa për parregullsi përjashtuar disa raste të vogla nuk kemi ndonjë parregullsi të mëdha, qytetarët kanë treguar një vetëdije të lartë në këto zgjedhje”, ka thënë Mustafa para gazetarëve.