LDK-ja: Propozimi aktual i ZRrE-së është diskriminues dhe në kundërshtim me Kushtetutën

01 shkurt 2022 | 14:23

Grupi parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) ka dërguar komentet për çështjen e shtrenjtimit të rrymës në Zyrën e Rregullatorit të Energjisë (ZRrE).

Në raportin e LDK-së  është thënë se tarifat e propozuara nga ZRrE-ja për shtrenjtimin e rrymës janë të papërballueshme si dhe kanë propozuar që ato të mbesin të pandryshuara deri në fund të këtij viti.

LDK-ja ka propozuar gjithashtu që Qeveria e Kosovës të largojë TVSH-në për energji elektrike për të gjithë konsumatorët.

“Qeveria gjithashtu të subvencionojë energjinë për të gjithë konsumatorët njëjtë, në mënyrë që të mbajë tarifat ashtu siç janë deri në fund të këtij viti. ZRRE të hapë diskutimet në fillim të qershorit me të gjitha palët e interesit për shqyrtimin e tarifave, zbatimi i të cilave do të fillojë prej datës 1 janar 2023”,  është thënë në dokumentin e LDK-së.

Po ashtu, propozimin e ZRrE-së për energjinë elektrike e quajnë si diskriminues, të pabarabartë për të gjithë qytetarët si dhe në kundërshtim me Kushtetutën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
BB VIP – “Vëllai i Madh” u kërkoi dje të…