LDK-ja shkurton fushatën e vet konvencionale në vetëm pesë ditë

13 shtator 2021 | 21:27

Kryetari iLidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka bërë me dije se në mbledhjen e kryesisë së partisë është vendosur që për shkak të situatës së rënduar pandemike, produkt i papërgjegjësisë së Qeverisë, do të reduktojë fushatën konvencionale në vetëm pesë ditë – deri në moszhvillim të plotë të saj po që se nuk ka përmirësim të situatës pandemike.

Njoftimi i plotë i Abdixhikut:

“Sot, në mbledhjen e radhës së Kryesisë së LDK-së morrëm vendim që të heqim dorë vullnetarisht nga fushata konvencionale zgjedhore. Për shkak të situatës së rënduar pandemike, produkt i papërgjegjësisë së Qeverisë, ne do të reduktojmë fushatën konvencionale në vetëm pesë ditë – deri në moszhvillim të plotë të saj po që se nuk ka përmirësim. Ky propozim është mbështetur nga pjesa më e madhe e partive në vend; të cilat i falënderoj për përgjegjësi qytetare. Pres të njëjtin hap ta ndjekin dhe të tjerat që nuk kanë marrë ende vendim.

Do të zhvillojmë fushatë dixhitale, sociale, mediatike; e çdo aktivitet tjetër do të jetë në përputhshmëri të plotë me rekomandimet shëndetësore. Sepse para aktivitetit tonë politik, vjen jeta e bashkëqytetarëve tanë, njerëzve tanë, familjarëve tanë.

Në mbrëmje, ndërsa, në takim me partitë politike, mbrojtëm demokracinë, gjënë më të shenjtë në vend. Zgjedhjet janë festë. Aty shprehet vullneti fundamental i qytetarëve tanë; dhe në demokraci rëndësi ka që qytetarët të jenë të lirë të votojnë për këdo që preferojnë. Këtë vullnet askush s’mund e s’guxon ta prekë. Prandaj 17 tetori është ditë e demokracisë.

Deri atëherë, Qeveria të rikthehet në menaxhim pandemik. Të vaksinojë, të menaxhojë, e të kujdeset për masat që i vendosë vet”, ka shkruan Abdixhiku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kancelarja gjermane Angela Merkel pas takimit të sotëm me presidentin…