LDK-ja sot zyrtarizon Përparim Ramën kandidat për kryetar të Prishtinës

24 korrik 2025 | 08:12

Lidhja Demokratike e Kosovës ka vendosur që në zgjedhjet e ardhshme lokale ta ri-kandidojë Përparim Ramën për të parin e kryetarit të Prishtinës.

LDK ka njoftuar se zyrtarizimi i kandidaturës do të bëhet sot, në një ceremoni festive që do të mbahet në ora 20:00, te “Amfiteatri” në Pishinën e Gërmisë.

Në këtë ngjarje do të marrë pjesë edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, së bashku me përfaqësues tjerë të partisë.

LDK fton mediet që të jenë prezente dhe ta përcjellin këtë ngjarje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky po përballet me krizën më të…