LDK-ja synon rrëzimin e Qeverisë me mocion, jo me protesta

25 shtator 2018 | 08:34

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) është e përkushtuar ta rrëzojë Qeverinë Haradinaj me anë të mocionit të mosbesimit dhe jo nëpërmjet protestave. Kështu është bërë me dije të hënën pas takimit që ka pasur kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, me grupin parlamentar dhe kryesinë e kësaj partie.

Pas këtyre takimeve, nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, ka thënë se është një disponim i mirë i të gjithë mekanizmave të LDK-së që të punojnë bashkërisht drejt rrëzimit të kësaj qeverie, shkruan “Epoka e re”.

Veliu ka bërë me dije se LDK-ja nuk do ta mbështesë protestën e paralajmëruar nga Lëvizja Vetëvendosje.

(Shkrimin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, në takimin e Komitetit…