LDK-ja të shtunën hapë fushatën, Abdixhiku: T’i japim qytetarëve të ardhmen që e kanë merituar gjithherë

10 shtator 2025 | 11:07

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se kjo parti do ta hapë fushatën të shtunën nga ora 18:00, në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.

Abdixhiku ka njoftuar se këtë ditë ata do të prezantojnë të gjithë kandidatët e tyre për kryetarë komunash.

‘‘Ja ku po nisim prapë! Të shtunën, nga ora 18:00, të gjitha rrugët çojnë në Prishtinë, në Pallatin e Rinisë. Hapim fushatën zgjedhore dhe prezantojmë të gjithë kandidatët tanë për kryetarë komunash. Ejani të gjithë. Le t’i japim vendit, komunave tona, qytetarëve tanë të ardhmen që e kanë merituar gjithherë’, ka shkruar Abdixhiku në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Eljesa Beqiri shpall të pavlefshme diplomën e Gjimnazit “Hajdar Dushi”…