LDK-ja: Vizita e Kurtit në ShBA përfundoi pa asnjë dobi për vendin

23 maj 2022 | 16:46

Zyrtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) ka shprehur shqetësimin e tyre për vizitën e kryeministrit Albin Kurti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA).

Nga kjo parti, vizitën e Kurtit e kanë quajtur të tejzgjatur dhe pa takime me zyrtarë të lartë shtetërorë të ShBA-së.

Nënkryetarja e LDK-së, Shqipe Mjekiqi, ka thënë të hënën në një konferencë për media se vizita 18-ditore e Kurtit nuk i ka sjellë asnjë të mirë vendit.

Mjekiqi ka thënë se takimet e tilla të nivelit të lartë janë të zakonshme për krerët e rajonit. “Albin Kurti është kthyer nga ShBA-ja në Evropë në vizitë të tejzgjatur. Për ta përmbledhur këtë vizitë të kryeministrit Kurti, edhe pse ai nuk e përmblodhi vet, e përfundoi vizitën pa asnjë takim me zyrtarë të lartë. Takimet e tilla të nivelit të lartë janë të zakonshme për krerët e rajonit. Shëtitja 18-ditore e Kurtit në ShBA në kohë krize në vend zbeh peshën institucionale që ka pasur Kosova në rajon”, ka thënë Mjekiqi.

Ndërsa anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka thënë se kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka qëndruar në ShBA pas ndonjë agjendë të qartë.

“Nga ajo që pamë ishin takime ad-hoc, pa një strategji të mirëfilltë. Dinamika e zhvillimeve nuk lejon që kryeministri të shkojë pa u dakorduar mirë. Nëse qëllimi kryesor i shëtitjes së Kurtit në ShBA ka qenë diplomacia ekonomike, kjo nuk është bërë në mënyrën e duhur dhe është bërë pa program. Kurti tregon që është i vetëmjaftueshëm dhe nuk ka strategji kur i qaset kompanive të huaja”, është shprehur Hamiti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi i njohur në futbollin e Kosovës, Astrit Fazliu pritet…