
LDK-ja pas vendimit të Kushtetueses: Tashmë dihet se si duhet vepruar edhe në të ardhmen
28 maj 2020
| 23:19
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese që e shpalli kushtetues dekretin e presidentit Hashim Thaçi për mandatimin e Avdullah Hotit të LDK-së për kryeministër.
Në një postim në llogarinë e vet në “Facebook”, Gashi ka thënë se tashmë dihet se si duhet të veprohet dhe se kjo vlen edhe për të ardhmen.
“Gjykata Kushtetuese vendosi, tashmë të gjitha palët e dinë si duhet të veprohet, jo vetëm tani, por edhe në të ardhmen!” ka shkruar Gashi.
(A. M / Epoka e re)