LDK-ja përshëndet marrëveshjen për demarkacionin, fton edhe Vetëvendosjen ta votojë

24 shkurt 2018 | 14:44

Shefi Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdulla Hoti ka reaguar pas arritjes së marrëveshje mes partnerëve të koalicionit PAN-që raporti i Shpejtim Bulliqit mos të jetë pjesë e votimit për marrëveshjen e demarkacionit.

Ai ka thënë se LDK mirëpret këtë marrëveshje, e cila sipas tij i hapë rrugë ratifikimit të Demarkacionit me Malin e Zi.

Hoti i ka bërë thirrje edhe VV-së që ta votojë këtë marrëveshje.

“Lidhja Demokratike e Kosovës e mirëpret gatishmërinë e partive të koalicionit për të pranuar propozimin e LDK-së lidhur me projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për kufirin me Malin e Zi.Kjo e hap rrugën që sa më parë në Kuvendin e Kosovës të ratifikohet kjo marrëveshje dhe të kërkojmë nga BE-ja që qytetarët e Kosovës të lëvizin lirshëm, sikurse qytetarët e vendeve të tjera të rajonit”.

“LDK-ja fton edhe Vetëvendosjen të bashkohet në ratifikimin e kësaj marrëveshjeje që është në interesin e të gjithë qytetarëve të Kosovës“, ka shkruar Hoti në “Facebook“.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Alternativa, Ilir Deda, ka…