Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se sonte në Prizren është prezantuar programi i kandidatit të kësaj partie, Driton Selmanaj.
Ai tha se programi ofron vizion të qartë për zhvillimin ekonomik, arsimin, shëndetësinë, turizmin dhe kulturën e qytetit, duke e parë Prizrenin si një vend që meriton udhëheqje të hapur, punëtore dhe kreative. Sipas Abdixhikut, ky është drejtimi që LDK synon t’i japë qytetit në mandatin e ardhshëm.