LeBron në gjurmët e Jordanit

20 shkurt 2019 | 10:38

Ylli i Lakers, LeBron James, pas përfundimit të ndeshjes së “All Star Game”, ka bërë me dije se ekziston mundësia në të ardhmen që ai të bëhet pronari i një prej 30 skuadrave të NBA-së.

“Për mua, të jem pronari i një ekipi në NBA është si një frymëzim dhe besoj se mund të ndodhë. Kjo nuk është një gjë që e mendoj çdo ditë. Unë kam ende shumë vite për të luajtur basketboll para se të tërhiqem, ndaj kjo është një gjë që mund të ndodhë në të ardhmen”, u shpreh LeBron Jamesi.

Ai kërkon t’i ndjekë gjurmët e legjendës Michael Jordan, ikonës së NBA-së, që aktualisht është pronar i Charlotte Bobcats. Paratë nuk i mungojnë LeBronit, tri herë kampion në NBA, që ka edhe një kontratë të përjetshme me Nike.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti Meta gjatë intervistës së dhënë për radion shtetërore gjermane…