LeBron: Po kaloj një nga çastet më të mira të karrierës sime

24 janar 2022 | 16:28

Pavarësisht prej moshës (37 vjeç), basketbollisti LeBron James po bën një paraqitje të shkëlqyer në parket me lakersat.

Në çdo ndeshje ai është më i miri në fushë, pavarësisht se rezultatet e skuadrës Lakers këtë sezon në NBA janë me lëvizje. Edhe në ndeshjen e fundit, atë të humbur ndaj Miamit, ai realizoi 33 pikë.

“Nuk kam nevojë të realizoj 30 pikë në ndeshje për të treguar se cili jam. Tashmë njerëzit më njohin. Gjithsesi, mendoj se po kaloj një nga çastet më të mira të karrierës sime, sidomos në fazën sulmuese. Dhe nuk kam ndër mend të ndalem këtu. Ndihem mjaft mirë dhe po luaj mirë, po luaj thjesht”, ka thënë LeBron James.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Skenderajt ka bërë me dije se pas mbylljes…