Lecce kërkon 10 milionë euro për Ramadanin

07 gusht 2025 | 15:31

Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Ylber Ramadanit ka kontratë me Leccen deri në vitin 2026, por ai pritet të largohet gjatë këtij muaji nga klubi italian. Raportohet se ka “ftohje” të raporteve mes klubit e Ramadanit, i cili tashmë ka filluar të shqyrtojë ofertat që nuk i mungojnë.

Mbi të gjitha, Ramadani ka kërkuar të ndryshojë ambient kurse është në kontakt me disa klube nga Arabia Saudite, emrat e të cilave nuk janë bërë të ditura.

Lecce është gati ta lë të lirë Ramadanin, pasi tashmë ka caktuar çmimin për mesfushorin 29-vjeçar, i cili iu bashkua në vitin 2023. Për kartonin e tij, Lecce po kërkon 10 milionë euro duke pasur parasysh se Ramadani në kontratën që i skadon vitin tjetër, ka opsionin e vazhdimit edhe për 12 muaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Emisari i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë - Serbi,…