Leclerc e Hamilton: Red Bull do të dominojë deri në vitin 2026

29 gusht 2023 | 12:29

Pilotet Charles Leclerc e Lewis Hamilton janë të njëjtit mendim se makina Red Bull do të dominojë edhe dy kampionatet e tjerë të Formula 1.

Pas garës së fundit në Holandë, dy pilotët e Ferrari e Mercedes kanë pranuar dominimin e makinës austriake, që këtë sezon i ka fituar të gjitha garat.

“Nuk do të mjaftojë as 1 apo dy vite. Deri në vitin 2026, kur të ndryshojnë rregullat e garës, Red Bull do të dominojë e fitojë. Sa do që ne përpiqemi të rikuperojmë, ata janë më të shpejtë dhe kanë një avantazh shumë të madh ndaj nesh”, u shpreh Charles Leclerc, që u tërhoq nga gara e Holandës.

I këtij mendimi është edhe Hamilton, që shtoi: “Fakti që kanë një avantazh kaq të madh i jep mundësi Red Bull që të zhvillojnë më herët se ne makinën e ardhshme. Ne punojmë për të zhvilluar apo ngushtuar diferencat me ta, por duket e pamundur për sa kohë janë në fuqi këto rregulla. Charles ka të drejtë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Myrto Uzuni është përfshirë në formacionin më të mirë të…