Leclerc përfundon i gjashti: Jemi më mirë se vjet

30 mars 2021 | 10:25

Sezoni 2021 në Formula 1 për Ferrarin nisi me një vend të gjashtë me Charles Leclerc dhe një vend të tetë me Carlos Sainz në Bahrein. Dy pilotët e “kokëkuqes” e shohin gotën gjysmë plot pas kësaj gare të parë.

“Fillimi i garës ishte i mirë, menaxhova mirë gomat, por në fund ishte shumë e vështirë ta ruanim ritmin”, ka thënë Leclerc.

“Ritmi i garës ishte shumë më i mirë krahasuar me vitin e kaluar, por nuk jemi ende aty ku dëshirojmë, ndaj ka shumë punë për të bërë. Ne jemi të vetëdijshëm për progresin tonë, pasi është një hap i madh krahasuar me vjet. Ky është një start pozitiv i sezonit, pasi kjo është një pistë e vështirë për Ferrarin”, ka thënë më tej piloti i Ferrarit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefja e imunizimit në IKShPK, Edita Haxhiu ka thënë se…