“LEGALIZO NDËRTIMIN MOS E HUMB MUNDËSINË”

19 dhjetor 2019 | 18:08

Drejtorati për Planifikim, Urbanizim dhe Mbrojtje të Mjedisit në komunën e Lipjanit për tri ditë rresht ka vazhdur me kampanjën informuese për legalizimin e ndërtimeve pa leje ndërtimi, me moton “LEGALIZO NDËRTIMIN MOS E HUMB MUNDËSINË”.

Për këtë qështje në sallën e kuvendit komunal është mbajtur takim informues me banorët e komunës së Lipjanit ku drejtoresha e DPUMM, Emina Rexhiq dhe përfaqësuesit e tjerë të kësaj drejtorie kanë sqaruar në detaje procesin e aplikimit për legalizim që ka filluar në territorin e Komunës së Lipjanit, konform Ligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje si dhe Udhëzimeve Administrative që dalin nga ky ligj.

Po ashtu, është bërë edhe shpërndarjen e fletëpalosjeve informuese dhe është bashkëbiseduar me qyteterët për rëndësinë e aplikimit për legalizim e ndërtimeve pa leje konform ligjit.

Kjo kampanja informuese do të vazhdojë gjatë gjithë javës me aktivitete të ndryshme.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prioriteti i qeverisë sime është realizimi i Brexitit. Kështu e…