Legjenda e Milanit lavdëron Rrahmanin

06 tetor 2022 | 15:13

Legjenda e Milanit, Alessandro Costacurta ka vlerësuar lart përformancen e Amir Rrahmanit me skuadrën e Napolit. Përveç Rrahmanit, Costacurta lavdëroi edhe mbrojtësin tjetër të Napolit, Kim.

“Napoli është një simfoni perfektë. Ata të sulmojnë në të gjitha anët, luajnë mirë me topa të gjatë dhe të shkurtër. Është e jashtëzakonshme dhe e pabesueshme se çfarë ekipi ka ndërtuar trajneri Luciano Spalletti. Për mua, dy qendërmbrojtësit (Rrahmani e Kim) janë befasia më e madhe e këtij Napoli. Por, ata po luajnë mjaft, mjaft mirë”, ka thënë Costacurta për “Sky Sport”.

Qendërmbrojtësi nga Kosova ka fituar që një kohë të gjatë besimin e trajnerit të Napolit, Luciano Spallettit në formacionin bazë të Napolit. Rrahmani u transferua te Napoli në verën e vitit 2020 nga Hellas Verona.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Liderë shtetesh nga 44 vende të kontinentit evropian janë mbledhur…