Pragë, del fotografia e liderëve të Komunitetit Evropian të Macronit

06 tetor 2022 | 15:12

Liderë shtetesh nga 44 vende të kontinentit evropian janë mbledhur në Pragë për samitin e parë të Komunitetit Politik Evropian (EPC).

Pas përfundimit të takimit, i cili ka filluar nga ora 13:00, liderët realizuan fotografinë familjare të këtij samiti.

Komunitetit Politik Evropian (EPC), ideator i së cilit është presidenti francez Emmanuel Macron, ka për  qëllim nxitjen e dialogut politik dhe forcimit të bashkëpunimit për t’i adresuar çështjet më urgjente të sigurisë dhe stabilitetit në Evropë.

Kosovën në këtë samit po e përfaqëson presidentja Vjosa Osmani, e cila udhëtoi dje drejt Pragës me ftesë të presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel dhe kryeministrit të Çekisë, Petr Fiala.

Ajo do të zhvillojë takime me kancelarin gjerman Olaf Scholz, si dhe presidentin francez, Emmanuel Macron.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pësuar një…