Konjufca pret në takim lamtumirës ambasadoren e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv
18 nëntor 2026
| 17:37
Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka pritur në një takim lamtumirës ambasadoren e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv.
Sipas njoftimit të MPJD-së, Konjufca e ka falënderuar ambasadoren Ziv për angazhimin dhe kontributin e saj gjatë mandatit si ambasadorja e parë e Izraelit në Kosovë.
“Gjatë takimit u vlerësua zhvillimi i marrëdhënieve bilaterale që nga vendosja e tyre në vitin 2021, si dhe rëndësia e vazhdimit të bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët. Zëvendëskryeministri Konjufca i shprehu ambasadores Ziv mirënjohjen për bashkëpunimin gjatë mandatit të saj dhe i uroi suksese në angazhimet e ardhshme”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.



