Shqipe Selimi për Sevdije Krasniqin: Jemi pranë saj në këto kohë të vështira
Shqipe Mehmeti-Selimi, bashkëshortja e Rexhep Selimit, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, duke shprehur mbështetjen e saj për Sevdije Krasniqin dhe familjen e saj.
Ajo ka thënë se në këto momente të vështira që po kalon familja Krasniqi, qëndrojnë pranë tyre dhe u ofrojnë mbështetjen e tyre.
Mehmeti-Selimi gjithashtu i ka uruar Sevdije Krasniqit shërim të shpejtë dhe shëndet të plotë, duke theksuar se forca dhe qëndresa janë tipare të përhershme të saj.
“Sot, më shumë se çdo herë më parë, jemi pranë dhe në mbështetje të zonjës Sevdije dhe bacës Jakup, në këto kohë të vështira për ta dhe për të gjithë familjen Krasniqi. Zonjës Sevdije i urojmë shërim të shpejtë dhe shëndet të plotë. Forca dhe qëndresa janë tipare të përhershme të saj.”, ka shkruar ajo.
Kujtojmë se ish-kreu i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi, po qëndron në Kosovë për arsye të vizitës familjare, konkretisht vizita lidhet me gjendjen shëndetësore të bashkëshortes së tij, Sevdije Krasniqi.
Lidhur me këtë vizitë, Dhomat e Specializuara të gjykatës me seli në Hagë, kanë dhënë detaje, duke konfirmuar se ajo është miratuar për arsye humanitare.



