Ku u trajtua Glauk Konjufca pas lëndimit?

06 tetor 2022 | 15:09

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pësuar një lëndim në këmbë dhe si pasojë e tij nuk do të dalë në punë për disa ditë.

Shefi i Kabinetit të Konjufcës, Ilir Kërçeli, ka shkruar se jryetari i Kuvendit është trajtuar në QKUK, duke mohuar raportimin e një mediumi se “Konjufca nuk e trajtoi lëndimin e këmbës në QKUK”.

Kërçeli ka thënë se Konjufca është trajtuar në QKUK dhe e ka quajtur staf të mrekullueshëm ekipin që u kujdes për shefin e tij.

“Kryetari Konjufca është trajtuar në QKUK dhe me këtë rast falënderojmë stafin e mrekullueshëm të doktorëve”, ka shkruar Kërçeli në “Facebook”.

Lajmin për lëndimin e Konjufcës e ka bërë me dije, shefja e grupit parlamentar të LV-së, Mimoza Kusari, në një paraqitje para mediave.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyra për pjesëmarrjen e Viktimave në kuadër të Dhomave të…