Legjitimiteti moral i protestës së 25 marsit dhe rënia e maskave në shesh!

21 mars 2023 | 15:54

Shkruan: Rasim Selmanaj

Pa dashur me hy në analizë a është dashur me u pajtuar me planin franko-gjerman dhe a është i mirë apo i keq ky plan për Kosovën, dua të shkruaj disa fjalë për kauzën e famshme të quajtur ”ZAJEDNICË”!

Protesta e PSD-së është një test për të parë se a ishte ‘Zajednica’ kauzë për pushtet apo vërtet ishte një demonstrim për ta ndalur si një e keqe për Kosovën!

Organizimi i protestës dhe kundërshtimi i ‘Zajednicës’ nga PSD-ja, si ish-aktivistë të VV-së është legjitim sepse këta vazhdojnë të jenë të bindur dhe kundërshtues të ‘Zajednicës’.

Nisur nga ky fakt organizmi i protestës  në aspektin moral është legjitim dhe jo vetëm!

Kjo protestë do të dëshmoj se a ishte ‘Zajednica’ kauzë për pushtet apo bindje?

Bash jam kureshtar me ju pa të gjithë juve që e keni kallë Kosovën duke ‘kundërshtuar’ Asociaconin se a do të merrni pjesë në Protestën e organizuar nga PSD-ja e ish-bashkë aktivistët tuaj.

Deri tash vetëm Shkelzen Gashi një aktivistë  i VV-së ka guxuar të dal hapur kundër ‘Zajednicës’ të akomoduar brenda planit franko gjerman.

Disa zyrtar e analistë dhe eksponentë të pushtetit deri dje kundërshtar të ‘Zajednicës’ i pash duke i ndërruar ngjyrat bash si kameleon të vërtetë.

E këtyre u propozoj me organizu një kundër protestë në shesh me parullat;

Rroftë ‘Zajednica’!

Rroftë Asociacioni!

Rroftë VËTMENAGJIMI – ‘Zajednica’ Plus e Albin Kurtit!

Me 25 mars do të bien maskat në Shesh!

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Faton Abdullahu, ka…