Lei Kraja zbulon ndryshimin që do te bëjë në fytyrën e saj

04 qershor 2020 | 11:14

Lei Kraja është një prej vajzave më të bukura të ekranit, por si të gjithë edhe ajo ka pasiguri apo gjëra që do të donte t’i ndryshonte në pamjen e saj. E ftuar në “Ftesë në 5”, Lei foli rreth ndërhyrjeve estetike, duke konfirmuar se s’ka bërë asnjë operacion plastik, megjithatë pranoi se në të ardhmen do të bëjë.

Madje, Lei e ka të qartë se çfarë do të bëjë. Bëhet fjalë për diçka që e ka pasur fiksim që e vogël.

“Gjithmonë e kam shprehur atë gjë që dua të bëj dhe është tërheqja e syrit. Kur kam qenë e vogël, githmonë i tërhiqja sytë me llastik dhe tani më kanë rënë. Më thoshin: Kujdes se do të bien! Dhe tani që më kanë rënë pak, atë dua të bëj. E kam thënë haptazi që do ta bëj”, -është shprehur ajo.

Kështu që, mos u çudisni kur të vini re ndonjë ndryshim në fytyrën e moderatores.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë me…