Leipzigu nis bisedimet për Asllanin

08 qershor 2026 | 12:15

Skuadra e Leipzigut edhe zyrtarisht po synon transferimin e sulmuesit Fisnik Asllani gjatë kësaj vere nga Hoffenheimi për ta forcuar repartin ofensiv për sezonin 2026/27.

Është bërë me dije se drejtuesit e Leipzigut ka kohë që janë në negociata me Asllanin dhe së shpejti do t’i bëjnë ofertë zyrtare Hoffenheimit për shërbimet e tij.

Asllani ka kontratë me Hoffenheimin deri në vitin 2029 dhe një klauzolë lirimi prej 30 milionë eurosh, e cila mundëson largimin e tij këtë verë.

Pikërisht, kjo klauzolë në kontratën e Asllanin, ka bërë që edhe skuadrat tjera, si Borussia Dortmund, Bayern Munchen e Barcelona, të monitorojnë situatën e sulmuesit të Kosovës.

Asllani në sezonin e tij të parë në Bundesligë, ka shkëlqyer te skuadra e Hoffenheimit, ku ka shënuar 10 gola dhe ka bërë 9 asistime në 33 paraqitje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Afrim Kasolli, ka komentuar fjalimin e…