Lekaj kërkon heqjen e taksës për artikujt esencial

30 qershor 2022 | 12:20

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që për një periudhë tremujore t’i heq të gjitha taksat për artikujt esencial, siç janë: buka, mielli, vaji, sheqeri, produktet e qumështit, të mishit, etj.

Gjithashtu, Lekaj në masat e propozuara nga kjo parti, ka kërkuar që për një periudhë tremujore të përgjysmohen taksat e shitjes së karburanteve: naftës, benzinës dhe gazit, si dhe të draftohet Ligji për pagën minimale, ku shuma prej 250 eurove të ngritët në 350 dhe në këtë ligj të përfshihen edhe veteranët e UÇK-së.

“Si grup parlamentar jemi të shqetësuar me këtë krizë dhe dëshirojmë të japim ndihmë në këtë temë, pra qëllimi jonë është të mundohemi që me kapacitetet tona institucionale politike në Kuvend t’i japim jehonë dhe vlerë kësaj çështje, e cila po rëndon gjendjen ekonomike të vendit si dhe jetën e qytetarëve. Pra, sot ne duam të ndikojmë në politika e vendime qeveritare që çmimet të jenë ashtu siç duhet, pra të pranueshme për secilën familje dhe secilin biznes e kompani që vepron në Kosovë”, ka thënë Lekaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjithçka gati për rinovimin e Zlatan Ibrahimoviq. Suedezit i skadon…