Lekaj: Me ardhjen e LV-së në pushtet është bërë më se normale t’i fyesh vlerat e luftës

26 shtator 19:05

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, ka reaguar pas postimit të zyrtarit të Vetëvendosjes Hysamendin Ferajt, i cili ka shkruar se “Ramushi nuk dha përgjigje pse nuk është vrarë në luftë por janë vrarë vëllezërit e tij”.

Lekaj ka shkruar në “Facebook” se deklaratat e gojëprishurit dhe mbeturinës së fundit të komunizmit shqiptar janë po aq skandaloze sa heshtja e kryeministrit Albin Kurti.

“Është me të vërtetë e shëmtuar kur bënë këto pyetje një shqiptar, më keq akoma kur ai është pjesë e një partie politike që udhëheq qeverinë e Kosovës, në formatin më të lehtë është dashur të largohej prej partisë dhe të shpallej person non-grata”.

“Thënë shkurt, me ardhjen e LV-së në pushtet, është bërë mëse normale t’i fyesh vlerat e luftës çlirimtare”, ka shkruar Lekaj.

Feraj me gjuhë të rëndë: Ramushi nuk po tregon pse Serbia nuk e ka vrarë atë por vëllezërit e tij në luftë

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ministri i Punëve të Jashtme, njëherësh nënkryetar i Kuvendit të…