Marrëveshja Moskë-Beograd, Hoxhaj: Toleranca e BE-së tani ka kostot e saj, koha për të vepruar

26 shtator 2022 | 18:19

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, njëherësh nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj i ka reaguar ashpër Bashkimit Evropian pas marrëveshjes së bërë nga Moska dhe Beogradi për një dokument të quajtur “plani për konsultime” për politikë të jashtme.

Hoxhaj përmes “Twitter”-it ka theksuar ka paralajmëruar miqtë e tij në Evropë për rreziqet ndaj Ballkanit Perëndimor dhe BE-së nga rreshtimi i Serbisë me Rusinë, në vend të BE-së.

“Për vite më radhë i kam paralajmëruar miqtë e mi në Evropë për rreziqet ndaj Ballkanit Perëndimor dhe BE-së nga rreshtimi i Serbisë me Rusinë, në vend të BE-së. Toleranca e BE-së tani ka kostot e saj. Serbia po mban anën me Rusinë për të luftuar Ukrainën dhe Kosovën duke nënshkruar protokolle me Kremlinin në mes të luftës. Koha për të vepruar!”, ka shkruar Hoxhaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nuk është një moment i thjeshtë ai që po kalon…