Kroosi në Serinë A, ëndrra e madhe mund të kthehet në realitet

26 shtator 2022 | 17:00

Nuk është një moment i thjeshtë ai që po kalon Juventusi i Massimiliano Allegrit. Pas humbjes së befasishme kundër Monzas, “Zonja e Vjetër” duhet të reagojë me kthimin në fushë pas ndeshjeve të kombëtareve.

“Bardhezinjtë” do të luajnë kundër Bolognas në kampionat, një ndeshje nga e cila mund të varet edhe e ardhmja e trajnerit livornez. Jashtë fushës drejtuesit e klubit vazhdojnë të jenë të kujdesshëm për mundësitë që ofron merkato. Dhe mes ëndrrave të mëdha është akoma gjallë ajo e Toni Kroosit, një nga shtyllat e Real Madridit.

Me kontratën që i skadon në 30 qershorin e ardhshëm, e ardhmja e Kroosit mund të mos jetë më te Real Madridi. Kampioni gjerman, datëlindja 1990, është një element shumë i rëndësishëm i ekipit të Ancelottit. Megjithatë, oferta për rinovimin që “Los Blancos” i kanë bërë lojtarit duket se nuk e kënaq ish-yllin e Bayern Munichut. Kontratë njëvjeçare është oferta e Perezit, me Kroosin që kërkon një marrëveshje të paktën deri në 2025-n.

Një distancë kjo që mund t’i hapë rrugën një skenari të bujshëm verën e ardhshme, kur lojtari mund të lirohet me kosto zero dhe të transferohej diku tjetër për një aventurë të fundit të madhe në karrierën e tij. Në radhë, tashmë prej vitesh, është Juventusi që e pëlqen shumë Kroosin dhe do të donte ta merrte për të përforcuar një mesfushë që në javët e fundit ka treguar se është shumë në vështirësi.

Duhet bërë kujdes edhe ndaj Manchester Cityt të Pep Guardiolas, klubi në pole position për ta siguruar firmën e mundshme të 32-vjeçarit gjerman. Kroos, në këtë sezon, ka koleksionuar 8 ndeshje, me 2 asistime dhe 533 minuta në fushë nën drejtimin e Ancelottit mes La Ligës, Ligës së Kampionëve dhe Superkupës së Evropës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pavarësisht prej paraqitjeve të dobëta në Ligën e Kombeve, duke…