Matthaus: Anglia është favorite për ta fituar Kupën e Botës

26 shtator 2022 | 16:51

Pavarësisht prej paraqitjeve të dobëta në Ligën e Kombeve, duke zbritur në Ligën B pas humbjes në “San Siro” ndaj Italisë, legjenda e futbollit gjerman, Lothar Matthaus, është i bindur se Anglia është ende një nga kandidatët kryesorë për ta fituar Kupën e Botës.

“Kur shihni emrat e lojtarëve, Anglia është favorite për ta fituar Kupën e Botës. Anglia dhe Franca mund të kenë nga tri skuadra kryesore secila. Vendi i katërt në Botërorin e Rusisë, finalja e Evropianit të fundit, anglezët janë shumë afër fitimit të një titulli pas vitit 1966”, ka thënë Matthaus, i cili dyshimin e vetëm e ka te portieri.

“Ndoshta Anglia ka një problem me portierin. Fjala vjen, nuk ka një portier si Gjermania. Ky mund të jetë një problem i madh. Në Kupën e Botës ju nevojitet çdo lojtar”, ka shtuar Matthaus.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka…