Lekaj: Mos pagesa e 63 milionëve mund të dërgohet në arbitrazh

23 janar 2018 | 14:26

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, gjatë raportimit para Komisionit për Zhvillim Ekonomik, ka folur rreth pretendimeve të kompanisë “Bechtel – Enka”, për penalet që kanë derivuar nga mos përmbushja e detyrimeve të Qeverisë së Republikës së Kosovës, në ndërtimin e Autostradës “Arben Xhaferi”.

Lekaj ka thënë se mos pagesat me kohë nga ana e ish-qeverisë të vitit 2014-2016, ka bërë që kjo çështje të trashëgohet nga qeveria e tanishme dhe nëse nuk kryhen obligimet prej 63 milionë eurove shtesë, atëherë kompania sipas kontratës mund të dërgojë çështjen në arbitrazh.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Houstoni ka fituar 99-90 ndaj Miami në ndeshjen e radhës…