Lekaj për dallaveret me patentshoferë: Po presim vendimin e gjykatës

08 korrik 2019 | 16:39

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, ka folur në lidhje me rastin e fundit të arrestimeve të zyrtarëve të kësaj ministrie për keqpërdorimet me patentshoferë.

Lekaj ka thënë se për këtë çështje janë duke pritur vendimin e Gjykatës Themelore. “Sa i përket rastit të patentshoferëve apo zyrtarëve që janë arrestuar nga policia mendoj se nga fillimi i marrjes se mandatit i kam vënë në dijeni të gjithë ata që tentojnë të keqpërdorin detyrën zyrtare që drejtësia do të ketë vend për ta. Dhe unë asnjëherë në asnjë mënyrë nuk kam qenë pengues i proceseve dhe ftoj prokurorinë dhe gjyqësinë që të jenë korrekt dhe t’i shkojnë çështjes deri në fund”, ka thënë Lekaj për “Ekonomia Online”.

Lekaj ka thënë se pas vendimit  të gjykatës do të vendosin konform ligjeve në fuqi. “Ne po presim vendimin e gjykatës. Pas vendimit të gjykatës ne do të marrim vendime sipas Ligjit për shërbyesit civil dhe Kodit Penal dhe është në detyrën e sekretarit që të marr vendime”, ka thënë Lekaj.

Më 5 korrik Policia e Kosovës ka arrestuar 23 persona si të dyshuar se kanë kryer veprën penale të korrupsionit duke dhënë patentshoferë në këmbim të parave.

Në këtë aksion janë arrestuar zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës, mjekë, pronarë të autoshkollave, etj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Referuar raportimeve në media për rekrutimin e Inspektorëve nga komuniteti…