Lekaj për deportimin e ‘gulenistëve’: Kompania turke keqpërdori lejen e fluturimit

21 nëntor 2018 | 12:30

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka raportuar para Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me rastin e dëbimit të gjashtë shtetasve turq më 29 mars 2018.

Gjatë raportimit të tij, Lekaj ka deklaruar se nuk ka pasur asnjë informacion apo paralajmërim për dëbimin e shtetasve turq.

Ai ka thënë se kompania turke ka keqpërdorur lejen e fluturimit në rastin e “gulenistëve”.

“Kompania ka keqpërdor fluturimin dhe në bazë të ligjit do të veprojmë si duhet. Kërkesa ka qenë për fluturim privat, jo shtetëror sepse janë procedura tjera varësisht prej fluturimit që dëshironi të bëni. Asnjë departament, asnjë zyrtar shtetëror e them me përgjegjësi nuk më ka kontaktuar dhe nuk kemi qenë në dijeni për veprimet e mëtutjeshme”, ka thënë Lekaj.

Komisioni do të intervistojë edhe ish-ushtruesin e detyrës së drejtorit të Departamentit të Aviacionit Civil, Ismail Berisha, drejtorin e Agjencisë së Shërbimeve të Navigacionit Ajror, Bahri Nuredini dhe Inspektorin e Përgjithshëm të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Shkelzen Sopjani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Koordinatori Nacional për Reforma Shtetërore, Besnik Tahiri, sot ka prezantuar…