Lekaj thotë se ka ‘frikë’ që qeveria do ta shkarkojë edhe opozitën, i përgjigjet Konjufca

24 qershor 2021 | 15:17

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj, e ka kritikuar qasjen e qeverisë për praktikën e shkarkimeve. Ai kërkuar me ironi që të merret një vendim për shkarkimin e të gjitha institucioneve të pavarura.

Lekaj tha se ka “frikë” që një ditë qeveria do ta shkarkojë edhe opozitën.

“Mos e merrni këtë barrë me i etiketuar njerëzit. Ata kanë familje. Është gjykata që mundet me e pru një vendim të tillë. Dhe nëse doni, krijoni një komision hetimor dhe ai i paraprin, por jo more kështu, kujt t’i teket në mëngjes me ardhur dhe me thënë këtë duhet me shkarkuar”.

“Kërkoj kryetar që ta sjellim edhe një vendim ky Parlament që t’i shkarkojë të gjitha institucionet e pavarura të Parlamentit dhe ato gjyqësore, sepse neve nuk na duhen më as gjykata, as prokuroria, as vlerësimi i askujt. Beso, një ditë vetëm kur të merrni ndonjë vendim që edhe opozitën ta shkarkoni”, ka thënë Lekaj.

Në kundërpërgjigje, kryeparlamentari Glauk Konjufca, ka thënë se një vendim të tillë mund ta marrë vetëm populli.

“Atë vendim, z. Lekaj mund ta marrë vetëm populli i Kosovës”, ka thënë Konjufca.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Drejtësisë në Shqipëri, Etilda Gjonaj u ka thënë…