Lekaj tregon se çfarë u bisedua në darkën e kabinetit qeveritar

04 shkurt 2018 | 22:42

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka tregu se çfarë është biseduar në takimin i cili është zhvilluar në rezidencën e zëvendëskryeministrit Behgjet Pacolli.

Ai ka mohuar se në këtë takim është biseduar për demarkacionin, apo ndonjë zhvillim tjetër i raportuar në media.

Lekaj për lajmi.net ka thënë se ka qenë një darkë miqësore.

“Besoni qe nuk është folur për asnjë marrëveshje dhe nuk jemi taku për tu marrur vesh për ndonjë gjë. Ka qenë një darkë jo formale. Janë biseduar çështje që nuk janë fort aktuale që janë shkruar në media po ka qenë një darkë miqësore”, është shprehur Lekaj.

Në këtë takim kanë marrë pjesë edhe presidenti Hashim Thaçi dhe kryeparlamentari, Kadri Veseli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sheshi “Zahir Pajaziti” në Prishtinë do të bëhet me një…