Lëndohen gjashtë persona si pasojë e defektit të ashensorit në një kompleks banesor në Fushë Kosovë

30 mars 2024 | 23:46

Gjashtë persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një defekti të ashensorit në një prej komplekseve banesore në Fushë Kosovë, në orët e mbrëmjes.

Sipas disa prej banorëve të këtij blloku, lifti është përplasur nga kati 1 në katin 0 derisa të gjashtë personat kanë qenë duke e shfrytëzuar për lëvizje.

Për KlanKosova njëri nga banorët e bllokut ka thënë se ashensorët në ndërtesë përveç që janë me kapacitet të vogël shpesh kanë edhe prishje.

“Nuk e di saktë, çfarë ka ndodhur sepse kam qenë brenda, mirëpo ka qenë e pritshme se mund të ndodhë ndonjë aksident. Liftat janë të tmerrshëm”, është shprehur ai.

Në vendin e ngjarjes ka qenë një patrullë policore, derisa paraprakisht aty është parë edhe një ekip mjekësor për t’u dhënë ndihmën të lënduarve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, u ka uruar…