Lëndohet Marcelos, rrezikon ndeshjen ndaj PSG-së

19 shkurt 2018 | 15:28

Real Madridi e ka fituar ndeshjen ndaj Real Betisit, por lajm i keq për këtë skuadër është lëndimi i mbrojtësit, Marcelo.

Braziliani është lënduar dhe më pas është zëvendësuar pas tridhjetë minutave lojë.  Mbrojtësi i majtë mund të mos jetë i gatshëm për ndeshjen kthyese që Reali e zhvillon ndaj PSG-së në Ligën e Kampionëve.

Nesër pritet të bëhen ekzaminimet magnetike që do të përcaktojë edhe shkallën e dëmtimit të Marcelos.

Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka njoftuar se është duke e hetuar…