Lëndohet një person në Kanionin e Mirushës, fillon operacioni i shpëtimit

20 korrik 2025 | 18:48

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës (ShKShMK) ka nisur një operacion urgjent shpëtimi në Kanionin e Mirushës, pas pranimit të një thirrjeje emergjente nga qytetarët.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet për një person të lënduar.

Ekipet e shpëtimit janë aktualisht në vendngjarje dhe po punojnë për ofrimin e ndihmës së nevojshme.

ShKShMK do të informojë publikun me detaje shtesë sapo të ketë zhvillime të reja nga operacioni.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar për një javë jashtëzakonisht…