Lëndohet ylli i Juventusit

22 korrik 2021 | 11:35

“Paulo Dybala do të vijojë stërvitjen e personalizuar në ditët e ardhshme, për shkak të një lodhjeje muskulore në kofshën e majtë”, thuhet në buletinin e fundit të Juventusit pas stërvitjes së të mërkurës në “Kontinasa”.

Ky është problemi i Masimiliano Allegrit, i cili do të duhet të bëjë pa shërbimet e yllit argjentinas në ditët e ardhshme dhe pa ato të talentit të U-23, Marko da Graca, i cili pësoi gjithashtu një dëmtim muskulor.

Juventusi është duke u dhënë dorën e fundit përgatitjeve për miqësoren e parë të sezonit të ri kundër Cesenës ditën e shtunë. Sot skuadra do të rikthehet me dy seanca stërvitore, në mëngjes dhe pasdite.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Socialdemokrate (PSD) sërish ka zhvilluar një aktivitet para objektit…