Lënë protestën për t’i kënduar vogëlushit këngën e preferuar

22 tetor 2019 | 20:57

Pas disa ditësh protesta të forta kundër Qeverisë, një video fantastike vjen nga Bejruti, ku një grup protestuesish mblidhen për t’i kënduar një këngë një vogëlushi.

Mamaja e tij, Eliane Jabbour, kishte ngecur në trafik për shkak të turmës së protestuesve që kishin bllokuar rrugën dhe djali i saj 15 muajsh, Robin, ishte frikësuar. “U thashë, kam një bebe në makinë, mos bërtisni shumë”, rrëfeu Jabbour për CNN.

Në atë moment, protestuesit nisën të këndonin këngën “Baby Shark”, të bërë të famshme te fëmijët në të gjithë botën. “Ishte shumë spontane”, tha Jabbour. “Ai e pëlqen shumë këtë këngë. E dëgjon shpesh në shtëpi dhe qesh”./A2Cnn

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një person me ecje e çuditshme tërhoqi vëmendjen e rojeve…