Lenjani rikthehet në Zvicër

18 janar 2024 | 13:48

Futbollisti me prejardhje nga Kosova, Ermir Lenjani rikthehet në Zvicër, por këtë herë në Challenge League, ose kategorinë e dytë të futbollit helvet.

34-vjeçari ka ndërprerë para kohe kontratën me Umranyespor dhe ka firmosur me FC Schaffhausen, skuadër ku shërben si drejtor sportiv ish-sulmuesi shqiptar i Zvicrës, Admir Mehmedi. Lenjani është rritur te Winterthur në Zvicër, para se të spikaste te St. Gallen.

Në 2015-ën ai u transferua ne Francë te Rennes, dhe një vit më vonë te Nantes, para se të rikthehej në Zvicër për të veshur fanellat e klubeve si Sion dhe Grasshopers.

Lenjani numëron 45 ndeshje me fanellën kuqezi të Kombëtares Shqiptare dhe 6 gola të shënuar, teksa ka qenë pjesë e skuadrës që përfaqësoi vendin në Evropianin e Francës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK),…