Leonora Jakupi, Nora Istrefit: Je hajdute dhe gënjeshtare

23 tetor 2022 | 09:31

Leonora Jakupi ka reaguar pas deklaratës së Nora Istrefit, e cila mohoi t’ia ketë vjedhur këngën “Sa t’kom dasht”.
Artistet, që dikur ishin mikesha të ngushta, janë komentuar shpesh për faktin se nuk flasin më pikërisht për këtë arsye.

Në një intervistë që dha së fundmi, Nora u shpreh: “Kurrë nuk i kam vjedhur këngë Leonora Jakupit. Të ishte një këngë e Leonorës unë s’do ta bëja kurrë.

Bëhet fjalë për këngën ‘A e ke ditë’ të Flori Mumajesit. Refreni është i Florit, ndërsa pjesën tjetër të këngës e kam bërë vetë. Ka qenë këngë shumë personale e imja në kohën kur është bërë.

E kam ndjerë shumë. Hala e dua si këngë. Jam kundër raporteve negative sidomos ndaj femrave”, tha Nora.

Pas kësaj deklarate Leonora ka bërë një postim në “Instagram”, ku duket se i drejtohet ish-mikeshës së saj: “Edhe hajn, edhe rrenc”, ka shkruar ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj në një intervistë për…